Lajme

Vuçeviç tregon “tri vijat e kuqe të Serbisë” në negociatat me Kosovën


Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, thotë se “vijat e kuqe” të Beogradit në negociatat për Kosovën janë “të qarta”, dhe sipas tij, ato janë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe mos anëtarësimi e saj në Kombet e Bashkuara.

“Gjithçka tjetër është çështje për diskutim”, tha Vuçeviç për gazetën Dnevnik të Novi Sadit.

Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se ka përdorur “metodat më perfide dhe tinëzare për të provokuar ndoshta një konflikt dhe për të vazhduar kriminalizimin dhe paraqitjen e serbëve si të këqij”.

I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se vendimi për Kosovën nuk do të merret nga qytetarët, Vuçeviç theksoi se “do të shfrytëzohen të gjitha potencialet demokratike” dhe se “gjithçka do të jetë para syve të publikut”.

Ai shtoi se ngritja e fundit e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë në nivelin më të lartë ishte “mesazh se do të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb dhe për të ruajtur Serbinë”.

“Kjo ishte një përgjigje ndaj kërcënimit të menjëhershëm të luftës dhe asaj që po bën Prishtina për të ‘kryer një sulm’ në veri të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore