Lajme

Vuçeviç paralajmëron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi


Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, gjatë një interviste për TV Happy, ka paralajmëruar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, i cili sipas tij, nuk duhet të jetë më i gjatë se katër muaj.

“Të riaktivizohet ligji që përcakton shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me propozimin e ushtrisë serbe dhe ministrisë së Mbrojtjes që shërbimi ushtarak të mos jetë më i gjatë se 4 muaj. Do të jetë çështje vlerësimi nga shërbimet kompetente, publiku i gjerë profesional dhe administrata e burimeve njerëzore, që është një periudhë e mjaftueshme për aftësimin profesional të rekrutëve”, tha Vuçeviç.

Siç tha ai, iniciativa për riaktivizimin e vendimit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak erdhi pas një vlerësimi të situatës së sigurisë në vend, pas 13 vitesh nga pezullimi i një vendimi të mëparshëm të vitit 2011.

“Kemi 13 gjenerata ku nuk ka pasur shërbim të detyrueshëm ushtarak, 13 gjenerata kanë lënë rezervën e ushtrisë serbe. Kemi nevojë për rekrutë të rinj dhe një skuadër të re, e cila është gjithmonë e gatshme për të mbrojtur vendin. Kjo nuk do të thotë se po përgatitemi për luftë”, potencoi Vuçeviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore