Kosova

Vritet një shqiptar në Mal të Zi, arrestohet një person


Nga vendi i të shtënave

Mediat malazeze kanë raportuar se një pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në mëngjesin e së martës në Tivar.

Media malazeze “Vijesti”, raporton se i vrari është i etnisë shqiptar, dhe emri i tij është Edmond Mustafa, që më herët ishte i arrestuar nga policia malazeze për shkak të veprimtarive të paligjshme.

Një nga arrestimet e mëparshme të Mustafës.

Policia malazeze ka njoftuar se për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në likuidimin e Mustafait, në ambientet e policisë së Tivarit është ndaluar një person mashkull.

Hetuesit e policisë malazeze po përcaktojnë nëse dhe si ka lidhje me vrasjen i ndaluari.

Dyshohet se identiteti i autorit është i njohur edhe për inspektorët.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, bëhet fjalë për personin e njohur me nofkën “Baranin”, i cili i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit Skaljarski.

Pas të shtënave, qyteti i Tavarit është bllokuar.

Nga rrëfimi i dëshmitarëve okularë është thënë se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe se me viktimën ishte dhe një grua.

Policia malazeze njoftoi se të shtënat kanë ndodhur mëngjesin e së martës, përkatëisht në orën 9:10.

“Policët e Qendrës Rajonale të Sigurisë ‘Jug’, në koordinim dhe bashkëpunim me efektivët e Sektorit Kundër Krimit, ndërmarrin masa dhe veprime të gjera me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe privimin e autorit nga një vepër penale ose më shumë prej tyre. Me denoncimin e ngjarjes është vendosur menjëherë bllokada e qytetit, ndërsa policia po ndërmerr taktika të gjera operative dhe masa e veprime teknike për zbardhjen e rrethanave dhe ndriçimin e kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët malazezë të Sektorit për luftën kundër krimit, siç thuhet, kanë vënë në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug” të gjitha burimet për sa i përket burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike me qëllim zbatimin e masave dhe veprimeve zbuluese në drejtim të provës dhe zbardhjen e kësaj vepre penale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore