Kosova

Vritet një person me thikë në Prishtinë


Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, një person është therur për vdekje, derisa është zbuluar identiteti i vrasësit, i cili është duke u kërkuar nga policia.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën ‘Ali Vitia’, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore”, tha fillimisht Ahmeti për AP.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, shtoi.

Ahmeti bëri me dije se personi i dyshuar për këtë vrasje, është identifikuar dhe se i njëjti është duke u kërkuar.

“Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit (i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.

Të shtëna me armë në Prishtinë, vritet një grua

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore