Lajme

Vritet një iranian teksa festonte humbjen e ekipit kombëtar të futbollit


Në veri të Iranit, një burrë raportohet të jetë vrarë nga forcat e sigurisë teksa protestuesit antiqeveritar festuan publikisht eliminimin e ekipit kombëtar të futbollit nga Kupa e Botës.

Sipas aktivistëve, Mehran Samak u qëllua në kokë teksa i binte borisë së makinës së tij në Bandar Anzali.

Kurse në qytete të tjera të vendit, turmat e njerëzve brohorasin nëpër rrugë.

Shumë iranianë refuzuan të mbështesin ekipin e tyre të futbollit në Katar, duke e parë atë si një përfaqësi të Republikës Islamike.

Sakaq, mediat e lidhura me shtetin fajësuan forcat armiqësore brenda dhe jashtë Iranit për presion të padrejtë ndaj lojtarëve pas humbjes së tyre 1-0 ndaj SHBA-ve në ndeshjen e fundit të grupit.

Lojtarët nuk e kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së tyre të parë, një humbje 6-2 nga Anglia, në një shprehje të dukshme solidariteti me protestuesit.

Por ata e kënduan në ndeshjen e Uellsit, të cilën e fituan 2-0 dhe në përballjen kundër SHBA-ve.

Por protestuesit e kanë parë këtë si një tradhti ndaj kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se ekipi ishte nën presion të fortë nga autoritetet iraniane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore