Lajme

Vritet nga ish partneri në Genova, kishte paguar varrimin e saj


Clara Ceccarelli, 70 vjeçe, u vra më 20 shkurt, në Genova, nga  ish partneri përpara dyqanit të saj. Ajo kishte paguar  funeralin. e saj  Një punonjës i viktimës,  tha se kishte kryer pagesat e ceremonisë mortore për të mos rënduar ekonomikisht babain e saj të moshuar dhe djalin e saj. 

Punonjësi u tha hetuesve se i pandehuri hyri në dyqan dhe filloi të debatonte  me Clara-n, pasi donte të kthehej me të.  Gruaja refuzonte. Për shkak të refuzimit  ai e goditi disa herë me thikë. 

Agresori 59 vjeçar, Renato Scapusi, vrau në qendër të Genova-s, ish-partneren e tij, Clara Ceccarelli.

59-vjeçari akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë. Prokurori, Giovanni Arena, i cili ndjek hetimin, po shqyrton nëse i pandehuri do të akuzohet dhe për veprën penale vrasje me paramendimin. Agresori nuk ishte në gjendje t’u tregonte hetuesve se ku e hodhi thikën, me të cilën goditi të paktën 30 herë trupin e viktimës.

Për disa dëshmitarë bëhej fjalë për një vrasje të paramenduar. Për disa kohë Scapusi i kishte telefonuar Clara-s, i shkonte në dyqanin e saj. Viktima nuk e kishte raportuar kurrë, edhe pse këmbëngulte se nuk donte të kthehej me të. Pritet që në ditët në vijim  agresori të merrët në pyetje nga  gjyqtari hetues.

Pasi e goditi me thikë, 59-vjeçari u largua. Ai u gjet pranë spitalit Galliera. Viktima  ka lënë pas një djalë 30-vjeçar. Agresori, sipas asaj që mësohet, u gjet në një gjendje të hutuar ndërsa po përpiqej të hidhej nga  rruga Mura delle Cappuccine, në Genova.

Marrëdhënia midis tyre kishte përfunduar pranverën e kaluar. Viktima ishte e njohur dhe e respektuar nga tregtarët e tjerë. Disa e kujtonin  si një person “të ëmbël dhe të mirë”. Mimoza, trëndafila dhe dhjetëra lule të tjera me ngjyra dalloheshin në orët e para të këtij mëngjesi,  përpara grilave të ulura, në dyqanin ku u vra Clara në zemër të Genova-s.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore