Vritet me armë zjarri një efektiv në Baltëz të Fierit

SHFLETO
Sadiola Xhelili
13.05.2024 14:02
Loading Icons...

Në Baltëz të Fierit është vrarë me armë zjarri këtë të hënë një efektiv i Policisë së Shtetit.

Ai mësohet se është përfshirë në një konflikt të momentit dhe se ishte duke shkuar për të marrë shërbimin.

Efektivi ka qenë i veshur me uniformë policie teksa ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit Memorial Fier.

Nga ana tjetër, autori është larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu.

Ndërkaq mësohet se i ati i viktimës punon në polici, në sallën operative.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.