Sport

Vrioni debuton me dy gola në Austri


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Giacomo Vrioni, e ka nisur mbarë aventurën e re në Austri.

22-vjeçari ka shënuar dy gola në debutim me ekipin e WSG Tirol-it, në miqësoren përballë Rakow Czestochowa-s, që përfundoi në shifrat 3-3.

Vrioni është i huazuar nga Juventus-i te austriakët për një sezon, deri në qershorin e 2022.

Sulmuesi shënoi dy gola brenda një minuti. Golin e parë e shënoi në minutën e 38-të dhe të dytin në të 39-ën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore