“Krejt vrasësit e grave po ju dalin recidivista”, “Mos i lëshoni kriminelët me procedurë të rregullt”, “Jeta e grave hajgare për shtetin”, “Kjo Ministri i ka duart me gjak”, “Drejtësi për gratë e vrara”, janë vetëm disa nga thirrjet që u bënë në marshin protestues që filloi në ora 12:00 para objektit të Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.
Pas vrasjes mizore të 18 vjeçare nga Ferizaji organizatat si: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist-QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, kanë organizuar këtë protestë më qëllim për të ju bërë thirrje institucioneve për monitorim.
“Monitorim, sanksionim, shkarkim”, është thënë gjatë kësaj proteste nga këto organizata.
Ky marsh ka filluar nga Ministria e Drejtësisë, tek ajo e Punëve të Brendshme dhe ka përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vrasja që tronditi Kosovën e më gjerë, po hetohet nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, teksa detaje nga akti mizor po dalin nga momenti në moment.
Marigonës iu dha lamtumira e fundit dje më 24 gusht, në varrezat e Ferizajt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?