Kosova

Vrasje në tentativë në Kamenicë, arrestohet një person


Ilustrim.

Policia e Kosovës, ka raportuar për një vrasje të rëndë në tentativë në komunën e Kamenicës, rast për të cilin më pas i dyshuari është arrestuar.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 19.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, dy raste janë raportuar në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Rasti i parë ka ndodhur kur policia ka pranuar informacionin për një rrahje, më të arritur në vend ngjarje zyrtarët policorë kanë vërejtur disa persona që në momentin që ka vërejtur prezencën e policisë janë shpërndarë në drejtime të ndryshme.

“Aty afër nga persona të panjohur ishte hedhur një armë –pistoletë  e kalibrit 7.65 mm me nje karikatorë pa fishek , një thikë ,, Boker ‘’ dhe një thikë kuzhine, të cilat janë konfiskuar, ndërsa personit të dyshuar mashkull kosovar i është gjetur 0.9 gram substance e dyshuar narkotike. I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit pas  intervistimit  lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

As nga rasti tjetër s’ka pasur të lënduar, rasti është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Është raportuar se afër një shtëpie janë parë dhe dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë por për shkak të errësirës nuk është mundur ti identifikohen as personat as veturën. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”.

Edhe në komunën e Rahovecit, është raportuar një rast për “armëmbajtje pa leje”, ku më pas personi i dyshuar është arrestuar.

“Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 78-fishekë cal-7.62 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Në komunën e Mitrovicës, janë penguar dy zyrtarë policorë teksa po kryenin detyrën e tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) kosovar/s, pasi të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin duke e arrestuar një person i cili ishte në kërkim. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Po ashtu, në të njëjtën komunë ka pasur përleshje.

“Dy viktimat meshkuj kosovar kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar në shtëpi, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.

Për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës në Zveçan, është arrestuar një person, sipas raportit.

“Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës”.

I dyshuari vazhdon të jetë në mbajtje nga Policia e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore