“Vrasje e rëndë” është ri-kualifikuar rasti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, vdekja e një gruja të Gracanicës e cila i përkiste nacionalitetit serb e ky dyshohet se gjendja e saj kishte ardhur pas sulmit fizik që kishte pësuar nga bashkëshorti i saj.
Ajo në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ishte dërguar dy ditë më parë ndërsa ka ndërruar jetë të premten.
“Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh”.
“Në kohën kur i njëjti ka qenë nën këtë masë, e ndjera (viktima) ka ndërruar jetë, andaj rasti është deleguar për trajtim në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj Prokurorie, si dhe është ri-kualifikuar “Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në njoftim theksohet se prokurori i shtetit ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën, gjithashtu ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në gjykatën kompetente.
“Në koordinim të plotë me policinë dhe njësitë relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore karshi këtij rasti”.
Edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka reaguar gjatë ditës mbi ngjarjen.
Në reagim ishte thënë se mbështet autoritetet e Kosovës drejt parandalimit të dhunës kundër grave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit