Vrasja e 20-vjeçares nё Greqi/ Siguracioni i jetës 1 milionë dollarë i të resë, implikon bashkëshortin në krim

SHFLETO
Marinela Foti
28.05.2021 11:55
Loading Icons...

Hetimet e policisё greke mbi vrasjen e 20-vjeçares, Caroline Crouch nё Glyka Nera, Athinё kanё zbuluar se 20 vjeçarja kishte siguruar jetёn pёr 1 milionё euro, skenar qё hedh vёmendjen tek bashkёshorti i saj, Charalambos Anagnostopoulos, transmetojnё mediat greke.

Deri mё tani asnjё gjurmё e autorёve tё krimit nuk ёshtё gjetur nё shtёpi. Mungojnё dёshmitё e mbёrritjes dhe largimit tё tyre, çka ka implikuar bashkёshortin akoma mё shumё.

Hetuesit e kanё specifikuar ngjarjen si “njё rast tё vёshtirё” pёr shkak tё mungesёs sё gjurmёve tё grabitёsve.

Po ashtu njё kabёll ёshte gjetur brenda banesёs, i cili sipas hetuesve ka qenё i fshehur nё magazinё pёr njё kohё tё gjatё.

Policia ka arritur të sigurojë një skicë të fytyrave të grabitësve që vranë 20-vjeçaren.

Raporti mjeko-ligjor tregoi se shkaku i vdekjes së 20-vjeçares, Caroline Crouch është mbytja. Sipas hetimeve paraprake grabitësit hynë në banesën e saj dhe e mbytën me duar të renë.

Nëpërmjet një lecke i bllokuan gojën dhe hundën, tregojnë hetimet.

Ngjarja makabër që ndodhi në Glyka Nera, tregoi se disa grabitës të armatosur dhe të maskuar hynë për të vjedhur në banesën e pilotit 32-vjeçar, Charalambos Anagnostopoulos.

Piloti jetonte bashkë me 20-vjeçaren britanike Caroline Crouch dhe foshnjën e tyre 11-muajshe.

Grabitësit lidhën 32-vjeçarin në dysheme dhe më pas 20-vjeçaren në shtrat, sipas dëshmisë së Anagnostopoulos.

Ai tregon se grabitësit kërkonin para, por pasi ia tregoi se ku ndodheshin sipas tij grabitësit kërkonin më shumë.

Policia greke ndërkohë, ka nisur punën për gjetjen e autorëve teksa ka vendosur një shpërblim të lartë prej 300 mijë eurosh për këdo që ka informacion për autorët.