Film

Vrasësi “kazanova” që frymëzoi Chaplin-in


Historia hap siparin në Francën e Luftës së Parë Botërore.

Me mijëra ushtarë francezë dergjeshin në front të betejave.

Një vrasës serial endej rrugëve të Francës dhe po vriste vejushat e ushtarëve të rënë gjatë luftës.

“Karta identifikuese” e tij ishin djegia e trupave në sobë pas vrasjes.

Identikiti

Henri-Desire Landru – i ashtuquajtur “Mjekërkaltroshi” – për ngjashmërinë me historinë folklorike të një vrasësi u vardisej viktimave duke iu veshur sytë me romancë.

Gjyqi i tij, i cili u hap saktësisht një shekull më parë, magjepsi dhe tmerroi Francën.

Burri me një mjekër të gjatë të zezë mohonte çdo akuzë.

“Më tregoni trupat!”, bërtiste ai duke ditur se gjithçka që kishte mbetur nga 11 viktimat e tij ishte hiri i trupave të tyre.

Vështrimi therës dhe karizma e çuditshme e Landru-s jo vetëm që hipnotizoi shtypin, por frymëzoi libra dhe filma, përfshirë një film të Charlie Chaplin, “Monsieur Verdoux”.

Filmi “Monsieur Verdoux”
Kapja

Më 12 prill të vitit 1919, njeriu më i kërkuar i Francës u arrestua në Paris.

Kjo, pasi motra e një viktime e kishte njohur në rrugë dhe kishte lajmëruar policinë.

Kapja dhe dënimi i tij i detyrohej shumë këmbënguljes së inspektorit Jules Belin, i cili, në mungesë të provave të forta dhe një rrëfimi, mblodhi të dhëna që bindën jurinë.

Profili i Landru në gjykatë ishte ai i një njeriu të përpiktë dhe obsesiv.

Ai regjistroi gjithçka në fletoren e tij – detajet fizike të grave, blerja e dhjetëra sharrave hekuri dhe, pranë emrave të viktimave të tij, momentin e saktë kur i vriste.

Dramë në sallën e gjyqit

Romancierja Colette mbuloi gjyqin për gazetën “Le Matin”, duke përshkruar spektaklin dhe efektin magjepsës që Landru, i cili ishte si një personazh teatral.

Më 30 nëntor, Landru u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në orët e para të 25 shkurtit të vitit 1922.

Pak para se të zbriste gijotina, avokati i Landru-së e pyeti nëse donte t’ia lehtësonte ndërgjegjen.

“Kjo, zotëri, është valixhja ime e vogël”, tha ai, duke marrë sekretet e tij me vete në varr.

Pas hekurave, ai mori rreth 4 mijë letra nga admiruesit, duke përfshirë 800 propozime për martesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore