Shqipëria

Voton Vangjel Tavo, fton himariotët të zgjedhin alternativën më të mirë


Kandidati i Partisë Socialiste për Himarën, Vangjel Tavo votoi në qendrën e votimit në Palasë, ku përpara se të hyjë Tavo është përshëndetur në greqisht dhe shqip me banorët.

Pasi votoi ftoi qytetarët të votojnë projektin dhe alternativën më të mirë për Himarën dhe himariotët.

“Sot e kanë fjalët Himara dhe himarjotët për të votuar, procesi ka qenë i qetë. Uroj të vazhdoj kështu deri në moment të fundit të votimit qetësia, ashtu sikurse ka mbizotëruar gjatë fushatës. Himarjotët të dalin masivisht në votime dhe të votojnë projektin më të mirë për ta”, tha kandidati socialist.

Kur u pyet për problematikën e votuesve me karta identiteti të skaduara, Tavo tha: “Nuk është çështja ime por mbi ligjin nuk mund të dalë asnjë njeri”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore