Voton Sladjana Pantoviç, kandidatja për kryetare të Zveçanit – e vetmja serbe që ka votuar deri më tani në Zveçan

Sladjana Pantoviç

Dini Fetahu
23.04.2023 8:47
Loading Icons...

Në Komunën e Zveçanit është regjistruar edhe votuesja e parë nga komuniteti serb dhe deri më tani e vetmja, Sladjana Pantoviç, e cila është edhe kandidate për kryetare të kësaj komune.

Pantoviç nuk ka parti, ajo po merr pjesë në këto zgjedhje si kandidate e pavarur.

Për të votuar ka ardhur nën shoqërimin e policisë së Kosovës.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në Veri: Institucionet po presin 8% pjesëmarrje

Ajo ka votuar në qendrën e votimit “Trepça”, qendërvotimi e improvizuar në kontejnerë.

Veç Pantoviç, kandidatë për kryetar në këto zgjedhje janë edhe Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe nga Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi, në Zveçan nuk ka zgjedhje edhe për asamblenë komunale.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në Veri: Institucionet po presin 8% pjesëmarrje

Të fundit

Aktuale