Zgjedhjet në Kosovë

Votat nga diaspora barazojnë PDK-në dhe LDK-në


Votat nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Këto vota kanë barazuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me Lidhjen Demokratike të Kosovë (LDK) sa i përket numrit të komunave të fituara.

Që të dy këto subjekte politike kanë fituar nga tetë komuna në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor, përkatësisht 14 nëntor.

Në QNR janë numëruar 2 mijë e 379 fletëvotime me postë që u takojnë zgjedhjeve të rundit të dytë në 19 nga 21 komunat ku është mbajtur balotazhi.

Ndërsa janë publikuar rezultatet e kandidatëve në disa komuna.

PDK-LDK

Në Prishtinë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë gjithsej 122 vota, ndërsa fituesi i zgjedhjeve, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marr vetëm 15 vota nga diaspora përkundër e ai vet vjen nga Londra.

Në Prizren, Mytaher Haskuka nga LVV ka fituar 68 vota, por të pa mjaftueshme për të bërë ndryshim cilësor në rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa fituesi zgjedhjeve Shaqir Totaj i PDK-ë ka marrë 15 vota më pak, përkatësisht 53 vota. Fitorja e Totajt është shumë më e thellë dhe këto vota nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Në Gjilan, fituesi i zgjedhje Alban Hyseni nga LVV ka marr 148 vota, ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë vetëm 65 vota, kështu duke e thelluar rezultatin e humbjes edhe më tej.

Mimoza Kusari-Lila ka fituar tetë vota më shumë se sa fituesi i zgjedhjeve në Gjakovë, Ardian Gjini i cili morri vetëm 74 vota nga diaspora.

Në qytetin veri-lindor të Kosovës, Podujevë fituesi i zgjedhjeve lokale Shpejtim Bulliqi i LVV-së ka marr 91 vota, duke e thelluar rezultatin edhe më tej kundrejt kandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni i cili nga diaspora mori vetëm 11 vota.

Në Drenas Ramiz Lladrovci i PDK-së ka fituar vetëm një votë nga diaspora, ndërsa Driton Ajazi nga DD ka marr katër vota.

Ani pse me 14 nëntori nuk ishin të barabartë, me votat e diasporës kanë dalë të jenë të barabartë. Ferit Idrizi i PDK-së i cili edhe fitoi zgjedhjet, nga diaspora ka arritur të marr katër vota po aq sa kundër kandidati i tij nga LDK Xhafer Tahiri.

Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga votat e diasporës ka arritur të marrë gjashtë herë më shumë se sa kundër kandidati i tij nga PDK. Ai ka fituar 19 vota ndërsa Esat Raci vetëm 3 vota.

Në Fushë Kosovë Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë gjithsej 34 vota kundrejt fituesit të zgjedhjeve, Burim Berisha nga LDK, i cili morri vetëm 6 vota.

Në komunën e Malishevës, Ekrem Kastrati nga NISMA ka fituar vetëm një votë por, ai mbetet fitues edhe me këtë votë përkundër kandidatit nga PDK, Isni Kilaj i cili nga diaspora ka arritur të marrë 56 vota.

Në Viti, Arsim Ademi i LVV-së ka marr 33 vota, kundrejt fituesit të zgjedhjeve Sokol Haliti nga LDK, i cili mori 24 të diasporës.

Fituesi i zgjedhjeve në Rahovec, Smajl Latifi nga AAK ka marrë trefish më pak vota, përkatësisht 13, kundrejt Visar Korenica nga LVV i cili ka marr 43 vota të diasporës.

Në qytetin e Shtimes, fituesi i zgjedhjeve me votat e diasporës ka thelluar edhe më tej fitoren. Qemajl Aliu nga LVV ka marr 42 vota ndërsa kryetari i shumëfishtë i kësaj komune, Naim Ismajli i PDK-së ka marr vetëm 14 vota.

Në Kaçanik as diaspora nuk ka arritur ta përmbysë rezultatin e Besim Ilazit të PDK-së i cili mori vetëm dy vota, ndërsa Jeton Raka i LVV-së mori 19 vota.

Edhe në Istog humbja e Bekë Berishës së AAK-së është thelluar për 26 vota. Ai mori vetëm 22 vota ndërsa fituesi i zgjedhjeve, Ilir Ferati i LDK-së nga diaspora mori gjithsej 48 vota.

Në komunën ku e humbi AAK, Junik, LDK përkatësisht Ruzhdi Shehu ka fituar bindshëm vota nga diaspora. Ai morri gjithsej 436 vota, kundrejt ish kryetarit të kësaj komune, Agron Kuçi i cili nga diaspora mori 232 vota.

Ndërsa në komunën e vogël të Mamushës, Abdulhadi Krasniç nga KDTP ka marr një votë më pak, gjithsej 27 e sa Arif Butuç i KATP, i cili mori 28 vota, por që kjo votë më shumë për Butuç nuk do ta ndryshon rezultatin e humbjes së tij.

Opozita fituese e zgjedhjeve

PDK-së dhe ata të LDK-së, duke bërë këto dy parti me komunat më së shumti të fituara por pas Listës Serbe e cila ka fituar 10 komuna.

PDK-LDK

PDK ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku dhe Drenas.

LDK ka fituar në Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosovë dhe Dragash.

AAK mbetet parti stabile duke me fitoret e saj në Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë dhe Rahovec.

Ndërsa partia në pushtet, LVV ka arritur të fitoj vetëm katër komuna, atë të Gjilanit, Kamenicës, Shtimes dhe Podujevës.

Nisma Socialdemokrate ka arritur të mbaj pushtetin në Malishevë ndërsa Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin ka fituar bindshëm në Obiliq.

Kurse Lista Serbe ka fituar në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Ranilluk, Kllokot dhe Partesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore