Von der Leyen, Costa dhe Kallas të preferuarit, zëvendëspresidentët në dyshim

SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
21.06.2024 9:15
Loading Icons...

Pavarësisht protestave të furishme të Giorgia Melonit për përjashtimin nga negociatat midis tre partive të shumicës pro-evropiane – EPP, socialistët dhe liberalët – treshja e kandidatëve për “Top Jobs” nuk ka ndryshuar.

Një javë para Këshillit Evropian për emërimet, ndërsa negociatat vazhdojnë, Ursula von der Leyen vazhdon të jetë favoritja për një mandat të dytë si Presidente e Komisionit.

Ish-kryeministri portugez, socialisti Antonio Costa, është i destinuar për presidencën e Këshillit Evropian.

Kryeministrja e Estonisë, liberalja Kaja Kallas, duhet të zgjidhet Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme.

Një surprizë nuk mund të përjashtohet kurrë.

Por mediat botërore shkruajnë se treshja do të konfirmohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të enjten e ardhshme.

Me shumicë të cilësuar votash, nëse është e nevojshme.

Variabla e rregullimit për të kënaqur liderët e padisiplinuar si Meloni janë nënkryetarët ekzekutivë të Komisionit.

Por von der Leyen duket se refuzon ta diskutojë atë në Këshillin Evropian.

“Është më mirë ta bëjmë privatisht”.