Lajme

Von der Leyen: Britania mund të ndëshkohet për shkelje të Brexit-it


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se BE nuk do të hezitojë të “tregojë dhëmbët”, për të ndëshkuar qeverinë britanike për shkeljet në marrëveshjen e Brexit-it.

Kjo deklaratë ka ardhur, ndërsa eurodeputetët po përgatiten të pajtohen me marrëveshjen historike, duke shënuar kështu fundin e katër viteve me drama politike.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (MB) është akuzuar për shkelje të marrëveshjes tregtare në Irlandën e Veriut dhe për një marrëveshje mbi peshkimin, e cila u hyri në fuqi përpara shqyrtimit dhe votimit nga eurodeputetët.

Von der Leyen tha se ajo shpresonte që marrëveshja tregtare të ishte një themel për një partneritet “të fortë dhe të ngushtë”. Por ajo pranoi se marrëdhëniet ishin në një udhëkryq.

“Ne mund të ‘tregojmë dhëmbët’ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe kemi mundësinë të marrim masa të njëanshme kur është e nevojshme”, u tha Von der Leyen, eurodeputetëve.

Von der Leyen tha se kishte pasur bisedime konstruktive midis ministrit të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e Brexit, Lord Frost, dhe nënkryetarit të Komisionit Evropian, Maroš Sefčovič, për çështjet e kufirit në Irlandën e Veriut.

Sidoqoftë, mbeten çështje të vështira për t’u zgjidhur, veçanërisht gjatë kontrolleve të qumështit, mishit dhe produkteve bimore, shkruan agjencia mediatike, The Guardian.

Të martën, ministri i Punëve me BE në Francës, Clément Beaune, tha se ishte i shqetësuar nga qëndrimi i Britanisë ndaj peshkatarëve francezë, që kur MB u largua nga politika e përbashkët e peshkimit.

Peshkatarë francezë, kohët e fundit, bllokuan portin e Boulogne sur Mer, duke pretenduar se vetëm 22 nga 120 anije që zakonisht punojnë nga Hauts de France u ishte dhënë leja që të operojnë në zonën gjashtë deri në 12 milje të bregdetit britanik.

Qeveria e ka mohuar këtë pretendim. Autoriteti britanik që lëshon licenca të peshkimit deklaroi se u është dhënë leja 87 anijeve franceze, të cilat kanë aplikuar dhe kanë përmbushur kriteret kualifikuese. Rreth 40 aplikimeve të tjera u është kërkuar informacion shtesë për të kërkuar informacion të mëtejshëm dhe kontrolle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore