Kosova

Von Cramon: Sado e hidhur që të jetë, Kosova duhet ta formojë Asociacionin


Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është një “bazë e mirë” që synon “t’i mundësojë Kosovës të ndërmarrë hapat e ardhshëm dhe të materializojë qëndrimin e saj pro evropian, reformat e saj në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

Por, siç thekson ajo, “sado e hidhur që të jetë, duhet të plotësohet një kusht, e ai është propozimi për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në një formë” – kërkesë eksplicite e ndërkombëtarëve.

“Dhe për sa zgjati kaq shumë – dhe u nënshkrua dy herë, në 2013 dhe 2015 – sigurisht që i gjithë procesi ka ngecur”, tha Cromon për “DW” në gjuhën serbe.

“Nëse të dyja palët tregojnë një vullnet të caktuar politik për të arritur një kompromis, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara”, thotë Von Cramon dhe në të njëjtën kohë vlerëson se “një pjesë e madhe e provokimeve vijnë nga Serbia”.

“Sigurisht që ka nuk ka dyshim për këtë”, shtoi.

Sa i përket raporteve me Serbinë, ajo kujtoi se Gjermania është një nga investitorët më të mëdhenj në Serbi dhe për këtë arsye në dhjetë vitet e fundit janë krijuar më shumë se tetëdhjetë mijë vende pune.

“Kjo krijoi prosperitet ekonomik, por gjithashtu i mundësoi [Aleksandër] Vuçiç-it të çimentonte fuqinë e tij politike. Ne do të duhej të përfitonim nga kjo. Do të duhej të futeshim shumë më tepër politikisht dhe të themi: Ne presim këtë dhe atë nga ju. Dhe kjo duhet thënë para kamerave”, beson eurodeputeja nga radhët e të Gjelbërve.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë”, thekson ajo, “që Vuçiç është ai që kontrollon shtypin dhe se prej vitesh ai ka lejuar që Bashkimi Evropian, për ne në Perëndim, të diskreditohet vazhdimisht”. “Dhe ai mori paratë”.

“Ai tani po shkon në Kinë, ndërsa të gjithë të tjerët po takohen në Tiranë dhe në të njëjtën kohë”, siç Cramon, “në fakt po godet prapanicën e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, por edhe kolegëve të tij në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas saj, kreu i Serbisë “nuk duhet duruar”, pasi që vlerëson se nëse dikush nuk është i interesuar për Bashkimin Evropian, “atëherë ai mund të vazhdojë të luajë pa Bashkimin Evropian, por atëherë nuk i duhen as paratë”.

“Dhe ne e dimë se kjo varet nga ato para. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se duhet ta përdorim atë kartë dhe atë instrument shumë më tepër”, beson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore