Kosova

Von Cramon: Pas marrëveshjes për dokumentet identifikuese, presim marrëveshjen përfundimtare


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

Me këtë marrëveshje, Serbia pranon dokumentet e Kosovës, pa asnjë pengesë për udhëtim.

“Më vjen mirë që një marrëveshje është arritur nën udhëheqjen e BE-së, me mbështetjen e qartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Von Cramon tha se me përfundimin e kësaj marrëveshjeje për dokumentet identifikuese, ajo shpreson që të arrihet edhe marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe të na afrojë me marrëveshjen përfundimtare të normalizimit”, shtoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore