Von Cramon në Parlamentin Evropian: Shqetësuese sulmet dhe gjuha ndaj gazetarëve në Kosovë – përgjegjës janë edhe zyrtarët politikë
Në deklarimin gjatë mbledhjes së fundit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, kritikon politikanët në Kosovë për sulme dhe gjuhë diskredituese ndaj gazetarëve.
“Sulmet dhe gjuha diskredituese kundër gazetarëve është e papranueshme dhe pjesë e përgjegjësisë bie mbi zyrtarë të lartë politikë në Prishtinë”, thuhet në një pjesë të fjalimit të Von Cramon të shpërndarë në faqen e saj në Tëitter.
Ajo ka pasur kritika edhe për emërimin e anëtarët të Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, si drejtor i Radio Televizionit të Kosovës për kanalet në gjuhën shqipe.
“Emërimi i ri i drejtorit të RTK-së po ngrit shqetësime për shkak të lidhjeve të afërta politike me partinë në pushtet dhe ne do të donim të shihnim në vend të kësaj depolitizim të transmetuesit nacional”, thuhet në fjalimin që ka shpërndarë eurodeputetja.
Politikanja gjermane gjithashtu ka përmendur vrasjen e gazetarëve për gjatë viteve duke kërkuar nga qeveria e Kosovës ta caktojë si prioritet zbardhjen e këtyre rasteve (13 gjithsejtë).
Pjesa e mirë e fjalimit
Von Cramon në fjalimin e saj ka përmendur faktin se Kosova ka pasur arritje dhe po bën përpjekjet e saja dhe se “ka bërë rrugë të gjatë në maturimin e demokracisë në vend”.
“Edhe pse skena politike po bëhet më e polarizuar Kosova vazhdon të jetë më lartë krahasuar me shumicën e vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor. Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale kanë demonstruar qartësisht se Kosova po vazhdon progresin në arritjen e standardeve demokratike”.
Gjithashtu, Von Cramon ka deklaruar se “Kosova është rreshtuar plotësisht me BE-në në sanksionet kundër Rusisë”.
Gjermanja ka theksuar edhe se Kosova po avancon në reformat e nevojshme për sundimin e rendit dhe ligjit.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka nxjerr ca rezultate, por nuk ka përfundime të këtyre hetimeve gjë që është e rëndësishme të demonstrohet se korrupsioni dënohet”.
Here’s my statement from the last @EP_ForeignAff committee on my 2022 #Kosovo report. 🇽🇰🇪🇺
Full text here 👇 pic.twitter.com/o0yOZh0Nre
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) February 13, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi