Shqipëria

Volumi i mallrave në porte shënon rënie për muajin maj 2022


Për muajin maj të këtij viti, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte rezulton 345,4 mijë ton.

Shifra shënon një rënie me 13,9 për qind krahasuar me majin e kaluar.

Volumi i tyre, në pesëmujorin e parë të vitit 2022, është 1.771,7 mijë ton, duke u ulur me 8,4 për qind krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021.

Këtë maj, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.618 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 35,1 për qind krahasuar me majin pararendës.

Në pesëmujorin e parë të këtij viti, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 8.357 mijë tonkilometër, duke u ulur me 35,4 për qind krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër, për majin e vitit 2022, është 161,1 ton, duke u ulur me 17,8 për qind në krahasim me majin 2021.

Kurse në pesëmujorin e parë të vitit 2022, volumi i tyre rezulton të jetë 817,4 ton, duke u rritur me 1,4 për qind krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021.

Numri i fluturimeve të kryera majin e vitit 2022 është 3 mijë e 588, duke u rritur me 2,2 herë në krahasim me majin e vitit 2021.

Transporti i mallrave me det, hekurudhë dhe ajër

Sakaq, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare për këtë maj është 65 mijë e 599. Krahasuar me majin e vitit 2021, ky tregues është rritur me 80,2 për qind.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 240 mijë e 873 pasagjerë, duke u rritur me 55,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Nga ana tjetër, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore për këtë maj është 1 mijë e 882 pasagjerë. Krahasuar me majin e vitit 2021, ky tregues është rritur me 2,9 herë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë hekurudhore 7 mijë e 626 pasagjerë, duke u rritur me 3,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Transporti ajror i pasagjerëve, për majin e vitit 2022, zë 87,0 për qind të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në majin e vitit 2022 është 450 mijë e 796 pasagjerë, duke u rritur me 2,9 herë, krahasuar me majin pararendës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në pesëmujorin e parë të vitit 2022 është 1 milion e 598 mijë e 66 pasagjerë, duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2021.

Transporti i pasagjerëve sipas mënyrës së udhëtimit

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Për këtë maj, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 124,6 miliardë lekë, ku 51,9 për qind e tyre u transportua me det.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, vlera e mallrave të tregtuara është 571,9 miliardë lekë, ku 51,2 për qind e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

Mallrat e eksportuara me det, në majin e vitit 2022, zënë 57,6 për qind.

Me tokë 35,5 për qind dhe me ajër 0,2 për qind.

Mallrat e eksportuara me tokë në muajin maj të vitit 2022 janë rritur me 22,0 për qind krahasuar me majin e kaluar.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, mallrat e eksportuara me det zënë 56,5 për qind, me tokë 35,0 për qind dhe me ajër 0,2 për qind.

Mallrat e eksportuara me tokë janë rritur 37,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Struktura e eksporteve sipas mënyrës së transportit,Maj2022

Importet e mallrave

Mallrat e importuara me det, për majin e këtij viti, zënë 48,7 për qind. Me tokë 45,7 për qind dhe me ajër 2,5 për qind.

Mallrat e importuara me tokë në muajin maj të vitit 2022 janë rritur me 23,6 për qind krahasuar me majin e vitit 2021.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, mallrat e importuara me det zënë 48,2 për qind. Me tokë 43,8 për qind dhe me ajër 2,4 për qind.

Mallrat e importuara me tokë janë rritur me 16,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Struktura e importeve sipas mënyrës së transportit, Maj2022

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore