Stil

Volodymyr Zelenskyy falënderon çiftin, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për ndihmën ndaj Ukrainës


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka lavdëruar publikisht, çiftin e famshëm, aktorët, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për grumbullimin e rreth 35 milionë dollarëve për të mbështetur refugjatët që po ikin nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Presidenti 44-vjeçar ukrainas pati një video-telefonatë me çiftin e famshëm të dielën për të diskutuar arritjen e tyre, pasi numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Volodymr Zelenskyy – President i Ukrainës.

Kutcher, 44 vjeç dhe Kunis, 38 vjeçe, e cila edhe ka lindur në Chernivtsi të Ukrainës, lansuan një projekt virtual më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në San Francisko, Flexport dhe Airbnb që të ndihmojnë qytetarët ukrainas.

Flexport është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evropën dhe Airbnb po u siguron atyre strehim falas dhe afatshkurtër.

Presidenti shkroi në Twitter fjalë lavdërimi për çiftin, duke shkruar se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjën pikëllimit ukrainas”.

Ai vazhdoi duke thënë se – “Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po ia dërgojnë ato Flexport dhe Airbnb për të ndihmuar refugjatët”.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën”, ka përfunduar shkrimin e tij presidenti ukrainas.

Të enjten e 17 marsit, Kunis dhe Kutcher kishin nisur një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram për të zbuluar se ata arritën qëllimin e tyre për mbledhjen e fondeve prej 30 milionë dollarësh për të ndihmuar refugjatët ukrainas vetëm dy javë pas fillimit të programit.

Çifti fillimisht u zotua të arrinte deri në 3 milionë dollarë donacione për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës humanitare “të menjëhershme” për refugjatët ukrainas kur ata hapën faqen “GoFundMe” më 3 mars.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis gjatë lidhjes së drejtpërdrejt në Instagram.

“Ne thjesht duam të themi se arritëm qëllimin tonë”, tha Kunis në klip përpara se Kutcher të shtonte: “Mbi 30 milionë dollarë u mblodhën.

“Mbi 65 mijë persona prej jush, dhuruan. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndërsa kjo është larg zgjidhjes së problemit, përpjekja jonë kolektive do të sigurojë një ulje më të butë për kaq shumë njerëz ndërsa ata shkojnë përpara drejt së ardhmes së tyre të pasigurisë”, tha Kunis.

Kutcher tha gjithashtu se – “’Puna jonë nuk ka përfunduar. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që derdhja e dashurisë që erdhi nga të gjithë ju si pjesë e kësaj fushate të gjejë një ndikim maksimal tek ata në nevojë”.

“Ndërsa fondet vazhdojnë të vijnë, ne do ta trajtojmë çdo dollar sikur të jetë i dhuruar nga xhepi ynë, me respekt dhe nder për punën që u bë për ta fituar atë, me qëllimin e dashurisë përmes së cilës u dha dhe dëshira që ajo të maksimizohet për një rezultat pozitiv për të tjerët”, ka shtuar ai.

Ata gjithashtu shtuan se përpjekjet e tyre sapo kishin filluar dhe po e ngrinin shiritin edhe më lart me një objektiv të ri prej 40 milionë dollarësh.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis.

“Ukrainasit janë njerëz krenarë dhe të guximshëm që meritojnë ndihmën tonë në kohën e tyre të nevojës. Ky sulm i padrejtë ndaj Ukrainës dhe njerëzimit në përgjithësi është shkatërrues dhe populli ukrainas ka nevojë për mbështetjen tonë”, thuhet në një përshkrim në faqen “GoFundMe” të çiftit.

“Ndërsa jemi dëshmitarë të trimërisë së ukrainasve, ne po dëshmojmë gjithashtu për barrën e paimagjinueshme të atyre që kanë zgjedhur sigurinë. Sasi të panumërta njerëzish kanë lënë pas gjithçka që dinë dhe duan për të kërkuar strehim. Me asgjë tjetër përveç asaj që mund të mbanin, këta refugjatë ukrainas kanë nevojë për strehim dhe furnizime menjëherë”, thuhet tutje.

Dyshja nuk janë të famshmit e vetëm që mbrojnë Ukrainën, pasi personazhi i famshëm Blake Lively dhe Ryan Reynolds gjithashtu u zotuan të krahasojnë donacionet për refugjatët ukrainas dhe Gigi Hadid dhuroi të ardhurat e saj të muajit të modës për lehtësimin në Ukrainë, raportoi CNN.

Video telefonata e Zelenskyy me Kutcher dhe Kunis vjen ndërsa presidenti Joseph Biden po përgatitet për të udhëtuar në Evropë dhe për të diskutuar përgjigjen ndërkombëtare ndaj “krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut”.

Joe Biden – President i SHBA-ve.

Biden do të takohet në Bruksel me aleatët e NATO-s, udhëheqësit e G7-ës dhe krerët e Bashkimit Evropian për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin fqinjin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore