Kompania gjermane e automjeteve, Volkswagen, ka njoftuar se është afër një zgjidhjeje me ish shefin, Martin Winterkorn, mbi rolin e tij në skandalin e emetimeve të njohur si Dieselgate dhe se detajet përfundimtare do të zbulohen gjatë ditëve të ardhshme.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se nëpërmjet zgjidhjes, Volkswagen-i po përpiqet të kthejë faqen në krizën e saj më të madhe ndonjëherë të korporatave në të cilën pranoi të përdorë software të paligjshëm për të manipuluar testet e motorit me naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo, asnjë detaj tjetër nuk u dha në lidhje me madhësinë e marrëveshjes.
“Në takimin e tij dje, bordi mbikëqyrës ra dakord për kushtet thelbësore”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë duke shtuar se “marrëveshjet do të përfundojnë në ditët në vijim”.
Skandali, i cili është një nga më të mëdhenjtë i ndodhur ndaj korporatave ndonjëherë, i ka kushtuar prodhuesit të makinave më shumë se 32 miliardë euro, ndryshe 38.93 miliardë dollarë, në gjoba, riparime dhe kosto ligjore.
Në fund të muajit mars, Volkswagen-i ka njoftuar se do të kërkonte dëmshpërblime nga Winterkorn-i për shkeljen e detyrimit për t’u kujdesur duke dështuar në sqarimin e plotë dhe të shpejtë të rrethanave prapa përdorimit të funksioneve të paligjshme të software-it në disa motorë me naftë.
Por, Winterkorn-i ka mohuar të jetë përgjegjës për skandalin. Dhe një javë pas zbulimit të skandalit, më datë 23 shtator të vitit 2015, ai dha dorëheqjen si shef ekzekutiv.
Skandali i emetimeve, ndryshe Dieselgate, e ka ndjekur Volkswagen-in që nga viti 2015.
Në muajin shtator të atij viti, Volkswagen-i pranoi në Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kishte instaluar software në 11 milionë automjete në të gjithë botën. Ky software e lejonte atë të mashtronte në testet e emetimeve.
Kjo erdhi pasi shkencëtarët kishin zbuluar këta software të instaluar në automjetet Volkswagen, të cilët mund të zbulonin skenarët e provës së emetimeve dhe të ndryshonin performancën e automjetit në përputhje me rrethanat, në mënyrë që motorët të shfaqeshin më pak ndotës të dëmshëm.
Mirëpo, skandali çoi në një krizë besimi për të gjithë industrinë e automobilave pasi më vonë u zbuluan zgjidhje të ngjashme në kompani të tjera. Dhe që nga ajo kohë, kompaninë e kanë ndjekur proceset gjyqësore.
Kështu, kompania nisi të kërkonte dëmshpërblime për këtë skandal edhe nga ish shefi, Martin Winterkorn, për të cilin tha se pas një hetimi të gjerë juridik, doli në përfundimin se ai kishte shkelur detyrimin e tyre të kujdesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës