Stil

Vogue: Veshjet perfekte të Dua Lipës gjatë pushimeve


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej disa ditësh ka qenë me pushime në jugun e Shqipërisë.

Veshjet e saj kanë marrë vëmendjen e revistës së njohur amerikane, Vogue. Revista e njohur shkruan se stili i Dua Lipës, është mbresëlënës.

“ Ne e kemi parë Lipën, gjatë orarit zyrat të punës, por edhe gjatë pushimeve veshjet e saj ishin ‘in’’, shkruan “Vogue”.

Dua Lipa, gjatë kësaj vizite ka shpërndarë imazhe të shumta në Instagram, duke ngjallur kureshtjen e ndjekësve të saj për ta vizituar Shqipërinë.

Veshur mban një bluze rozë, ku shkruhet ‘ New York,” nga ku del në pah beli i hollë. Veshjen Dua ka zgjedhur ta shoqërojë me një kapele mjaft interesante.

Në një tjetër fotografi, këngëtarja u pa duke notuar në detin Jon, bashkë më të dashurin e saj.

Në mes të udhëtimit të saj, Lipa ndryshoi stilin e saj të stilit veror për një pamje klas, me një fustan të bardhë, me prerje anësore.

Në përgjithësi, pamjet e saj të pushimeve kanë qenë super ‘in’ sa i përket modës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore