Pajisje

Vodafone bashkohet me Intel-in për të sfiduar furnizuesit e rrjetit


Kompania Vodafone është bashkuar me Intel Corp dhe shitës të tjerë për të dizajnuar modelin e vet të çipave për teknologjinë e sapolindur të rrjetit OpenRAN.

E gjitha me synimin për të dobësuar kontrollin e furnizuesve tradicionalë të pajisjeve të telekomunikacionit.

Lidhur me OpenRAN, ai i lejon operatorët të përziejnë dhe të përputhin furnizuesit në rrjetet e tyre, duke paraqitur një sfidë për kompanitë si Ericsson, Huawei dhe Nokia që dominojnë tregun global të pajisjeve të telekomunikacionit.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se zhvillimi i kësaj të fundit ka marrë rëndësi të madhe pasi disa qeveri ose kanë ndaluar ose kanë dekurajuar përdorimin e Huawei-t të Kinës në rrjetet kombëtare.

Kjo nismë e kompanisë Vodafone do të kontribuojë edhe në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të forcuar industrinë e vet të çipave dhe për të dyfishuar pjesën e vet të prodhimit global në 20 për qind.

Një lëvizje që ka ardhur pasi kompania ka humbur terren ndaj furnizuesve aziatikë dhe amerikanë.

Santiago Tenorio, drejtori përgjegjës i rrjetit të Vodafone-it, ka thënë se OpenRAN do t’i mundësojë operatorit celular të shtojë shpejt shërbime të reja digjitale dhe të optimizojë rrjetet duke përdorur inteligjencën artificiale.

Gjithashtu krijon ndërveprim midis software-it dhe komponentëve të hardware-it të rrjetit të aksesit në rrjet, duke zgjeruar grupin e furnitorëve dhe duke ulur pengesën e hyrjes.

Në fillim të këtij muaji, Vodafone aktivizoi faqen e parë 5G OpenRAN të Britanisë që mbart trafik të drejtpërdrejtë të klientëve në Bath.

Ndërkaq, qendra e posaçme e këtij projekti do të bëjë bashkë 50 njerëz të përkushtuar ndaj OpenRAN, me 650 inxhinierë software-ësh dhe teknikë.

Sipas vetë kompanisë, afro 20 shitës të tjerë i janë bashkuar projektit, duke përfshirë Qualcomm, Broadcom, ARM dhe Lime Microsystems, me gjysmën e totalit që vjen nga Evropa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore