Shqipëria

Vlorë: Procedohen dy shtetas për zjarrvënie


Pamje ilustruese

Policia e Vlorës, paraditen e 19 shtatorit ka vënë përpara drejtësisë dy shtetas si autorë të zjarrvënies.

Përkatësisht shtetasja E. Xh., 62 vjeçe, në vendin e quajtur “Mbi Park” në fshatin Peshkëpi, duke pastruar parcelën me ullinj, aksidentalisht ka djegur një sipërfaqe me shkurre.

Ndërsa shtetasi Nj, F., 66 vjeç, në vendin e quajtur “Qafa e Topit”, nga pakujdesia, ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre. Për pasojë ka dëmtuar disa rrënjë ullinj në pronësi të tij dhe pronarë të paidentifikuar.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga ana tjetër policia i bën apel çdo qytetari që të denoncojnë në polici dhe Komisariatin Digjital çdo rast krimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore