Sport

Vlerat e klubeve sportive, Forbes: NFL më e shtrenjta, futbolli kryesohet nga Real Madrid


Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka publikuar listën më të re të klubeve më të shtrenjta në botën e sportit. NFL udhëheq mbi sportet e tjera. Ndërsa ndiqet nga futbolli.

Në veçanti, sipas “Forbes”, 20 klubet më të mira në botë kanë një vlerë mesatare, 3.27 miliardë euro NFL, 2.38 miliardë futbolli, 2.33 miliardë NBA, 1.95 miliardë MBL dhe 813.7 milionë NHL.

Dallas Cowboys (NFL) eshte cilesuar si klubi me i vlefshem me rreth 6.5 miliardë dollarë. Ndiqet nga New York Yankees (MLB) me 6 miliardë, New York Knicks (NBA) 5.8 miliardë, Golden State Warriors (NBA) 5.6 miliardë, Los Angeles Lakers (NBA) 5.5 miliardë dhe Real Madrid (La Liga) 5.1 miliardë (4.8 miliardë euro).

Përsa i përketë futbollit, Real Madrid dhe Barcelona janë dy klubet më të vlefshme. Më pas vijnë Manchester United, Liverpool, Bayern Munich, Manchester City, PSG, Chelsea, Juventus dhe Tottenham që mbyll 10 klubet më të vlefshme.

Lista e 20 klubeve më të vlefshme në futboll sipas “Forbes”:

1-Real Madrid – 4.8 miliardë euro

2-Barcelona – 4.7 miliardë euro

3-Manchester United – 4.3 miliardë euro

4-Liverpool – 4.2 miliardë euro

5-Bayern Munich – 4.1 miliardë euro

6-Manchester City – 4 miliardë euro

7-PSG – 3 miliardë euro

8-Chelsea – 2.9 miliardë euro

9-Juventus – 2.3 miliardë euro

10-Tottenham – 2.2 miliardë euro

11-Arsenal – 1.9 miliardë euro

12-Borussia Dortmund – 1.7 miliardë euro

13-Atletico Madrid – 1.4 miliardë euro

14-Milan – 1.1 miliardë euro

15-Inter – 949 milionë euro

16-Everton – 884 milionë euro

17-Leicester – 869 milionë euro

18-West Ham – 846 milionë euro

19-Leeds – 752 milionë euro

20-Aston Villa – 705 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore