Vlahovic refuzon kontratën më të madhe në histori të Fiorentina-s, sirena angleze për të

SHFLETO
Ardit Lipa
16.12.2021 11:15
Loading Icons...

E ardhmja e Dusan Vlahovic çdo ditë e më shumë duket se do të jetë larg Fiorentina-s, pasi serbi refuzoi kontratën më të madhe në histori të klubit vjollcë.

Dhe, për të janë hedhur në sulm klubet e madhe të ligës më prestigjioze në botë, Premier League.

Arsenal, Tottenham dhe Manchester United të gjitha janë duke e përcjellur nga afër zhvillimin e situatës së Vlahovic.

Këto lajme, kanë shtyrë që Vlahovic të refuzojë kontratën – pasi ëndrra tij, tani e njohur për të gjithë, është një aventurë në Angli.

21-vjeçari po kalon një formë shumë të mirë në Serie A këtë sezon, ku ka arritur të shënoj 15 gola në 17 ndeshje.

Kjo formë e shtyu Fiorentina-n të bëj ofertë marramendëse për të, por kjo nuk ndryshon asgjë për të.

“I kemi ofruar atij një kontratë të madhe, më të madhen në histori të klubit, shumë herë”, ka thënë Joe Barone, shefi ekzekutiv i Fiorentina-s.

“Edhe Dusan edhe agjenti i tij e kanë bërë të qartë që nuk dëshirojnë të pranojnë”, tha ai.

Manchester United, Tottenham, Arsenal – të tre këto skuadra në rrezik që të humbasin sulmuesit e tyre, për shkaqe të ndryshme, e shohin Vlahovic-in si opsionin e duhur për të ardhmen.

Përkundër dëshirës së madhe për ta mbajtur në skuadër, Fiorentina e ka bërë të ditur që nuk do të insistojë që lojtari të mbetet në klub.