
Vivo T2 Pro, i cili do të publikohet me 22 shtator, do të përdorë çipin Dimensity 7200 SoC. Kjo e bën atë një “telefon të shpejtë inteligjent”.
Dizajni i Vivo T2 Pro ka ngjashmëri të dukshme me iQOO Z7 Pro.
Specifikat e Vivo T2 Pro përfshijnë një ekran AMOLED të 6.78” me rezolucion 120Hz FullHD+, 8GB RAM dhe kapacitet deri në 256GB për ruajtje.
Përdorimi i sistemit operativ Funtouch 13, i bazuar në Android 13 është konfirmuar nga GSM Arena.
Ky telefon do të ketë një bateri me kapacitet 4,600mAh dhe mbështet karikimin 66W.
Gjithashtu, do të vijë me tre kamera: një kamerë kryesore 64MP (me OIS dhe EIS), një kamerë 2MP për foto “deep”, dhe një kamerë selfi me një sensor 16MP.
Detajet e tjera rreth Vivo T2 Pro do të zbulohen më shumë në prezantimin zyrtar më 22 shtator.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
80% e deputetëve demokratë njohin Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Escobar: Lajçak-u nuk do të largohet, dialogu nuk do të largohet