Lajme

Vitia thotë se 2 milionë euro u kursyen nga buxheti falë “shërbimeve të reja”


Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë vizitës në Klinikën e Oftalmologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konsideron se në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kursyer 2 milionë euro nga buxheti falë shërbimeve të reja.

Përmes një komunikate për media është thënë se edhe numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publikë është zvogëluar.

“Këto shërbime të reja, të cilat tani ofrohen në Klinikën e Oftalmologjisë, kanë ndikuar që të kursehen rreth 2 milionë euro buxheti, si dhe njëkohësisht kanë kursyer xhepat e pacientëve. Shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme të stafit shëndetësorë në Klinikën e Oftalmologjisë”, është shprehur ministri.

Ndërsa ka ofruar mbështetje nga dikasteri që udhëheq.

“Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për t’i mbuluar nevojat në bazë të rritjes së vëllimit të punës dhe shërbimeve në sallat operative, ambulancat specialistike, si dhe për të ofruar kushte më të mira të punës për stafin shëndetësor”.

Pavarësisht shërbimeve që marrin klinika oftamologjike gjithmonë vërshohet nga uji në rast të reshjeve të shumta të shiut.

Në bazë të Ligjit për shëndetësi, SHSKUK-ja ka për detyrë që të ofrojë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor duke synuar performancë, efiçiencë dhe efikasitet sa më të lartë të shërbimeve për pacientët në pajtim me Ligjin për shëndetësi, por jo gjithmonë arrihet.

SHSKUK-ja është institucion unik shëndetësor dhe përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor(sekondar) dhe tretësor (terciar) të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë si njësi organizative në pajtim me Ligjin për shëndetësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore