Lajme

Vitia pas shfuqizimit të masave antiCOVID: Pas sfidave themi sa lehtë paska qenë, mirëpo nëse kthehemi prapa nuk është ashtu


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media është pyetur për disa nga masat antiCOVID që ishin vendosur gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas Vitisë, në rastin siç ka qenë virusi COVID-19, është vështirë të menaxhohet me masa që janë komplet të përshtatshme për atë situatë.

“Si shumë masa në retrospektivë, zakonisht na ndodh që ose pas provimeve ose sfidave që i kemi në jetë themi se sa lehtë paska qenë. Por, nëse kthemi komplet prapa të mos harrojmë që me fillimin e pandemisë, veçanërisht të dy rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, kemi parë imazhe në televizione se çka ka ndodhur në shtetet me sistem shëndetësorë të fuqishëm sidomos në Itali dhe Shtetet e Bashkuara”.

Ministri potencoi se masat të cilat janë vendosur në atë kohë, pavarësisht që janë kritikuar nga qytetarët janë munduar që t’i përshtatin me situatën epidemiologjike në Kosovë.

“Jemi munduar që masat t’i përshtatemi me situatën që ka mbizotëruar në Kosovë gjatë pandemisë”.

“Për shembull, nëse e përmendim daljen jashtë me numër të letërnjoftimit, kanë qenë diskutime të jashtëzakonshme se si të ia bëjmë që të ulet numri i qytetarëve në ambiente të jashtme”.

Vitia ka sqaruar se pasojat kanë mundur të jenë edhe më madhore.

Por, që përmes bashkëpunimit me qytetarët këto raste kanë rezultuar të jenë më të ulëta.

“Mos të harrojmë në një sfidë të tillë shëndetësore, vetëm falë vetëdijes së lartë të qytetarëve dhe bashkëpunimit të tyre me institucione ne kemi arritur të parandalojmë edhe shumë vdekje dhe të infektuar të cilat do të mund të ishin shkaktuar”.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u vendos për shfuqizimin e masave antiCOVID dhe mbylljen Emergjencës së Shëndetit Publik.

Çfarë masa antiCOVID u zbatuan në Kosovë?

Për parandalimin e Coronavirus, Qeveria e Kosovës vazhdimisht kishte miratuar masa të reja antiCOVID.

Njëra prej tyre ishte edhe ora policore e cila në 2022 ishte zhvendosur nga ora 24:00 për në ora 22:00, e cila kishte zgjatur deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Lokalet e gastronomisë duhej të mbylleshin në ora 21:00, ndërsa muzika do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Mësimi nëpër shkolla do të vazhdojë të mbahej me prezencë fizike, por sipas paraqitjes së rasteve mund të kalohej në skenarë të tjera, si ajo “online”.

Ndërsa gjatë vitit 2021 mësimi ishte mbajtur vetëm “online”.

Gjithashtu, secili person që hyn në Republikën e Kosovës do të duhej të posedonte certifikatën e vaksinimit me tre doza apo testin negativ të Covid-19 i bërë 48 orë para nisjes apo mbërritjes në pikën kufitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore