Lajme

Vitia: Gjatë kësaj jave do të kemi listën e barnave esenciale të re, synojmë tejkalimin e problemave në sigurimin e tyre


Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të prezantohet lista e barnave esenciale e re.

Ai tutje ka theksuar se ky proces është arritur me angazhimin e profesionistëve shëndetësore.

“Pas shumë debateve dhe pas një angazhimi jashtëzakonisht të madhë të profesionistëve shëndetësore gjatë kësaj jave do të kemi listën e barnave esenciale të re”.

“E cila ka reflektuar përveç kërkesave dhe nevojave për institucionet tona shëndetësore në raport me këto barna për t’i siguruar për qytetarët e Republikës së Kosovës është reflektuar edhe rritjes substanciale e buxhetit, nga rreth 35 milionë euro në vitin 2019 këtë vit do të kemi një buxhet rreth 60 milionë euro që i bie gati dyfshin”, ka thënë Vitia.

Ministri tutje është shprehur i shqetësuar me situatën rreth tenderit për insulina, pas insistimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që të procedohet tenderi për insulina.

Pavarësisht se kompania fituese s’i ka garancitë e cilësisë për produktin që përdoret për trajtimin e diabetit.

“Tenderi për insulina i cili është hapur në dhjetorin e vitit 2020, jo nga qeveria jonë në një fushatë pothuajse parazgjedhore, në një trend të shpallur në mënyrë të kundërligjshëm dhe për të cilin është duke u zhvilluar qe sa kohë një betejë, e cila nga ana e MSH-së, vlerësohet se është një betejë për ruajtjen e shëndetit publik”.

“OSHP dhe Prokuroria e Shtetit kanë ndërmarrë veprime të koordinuar për të bërë presion në ministrinë e Shëndetësisë që kontrata të nënshkruhet një operatori i cili as nuk ka aplikuar deri tani për autorizim dhe marketing”.

Teksa, bëri të ditur se urdhëresës së OSHP-së për këtë vendim, MSH-ja e ka kundërshtuar nëpërmjet padive.

“Ne nuk mund të pranojmë që të hyjnë barna të paregjistruara. Unë jam para dy zgjedhjeve ta bëj nënshkrimin si ka kërkuar, ku pastaj unë vet edhe në aspektin moral edhe ligjor do të jem i përndjekur se kam shkelur ligjin. Nëse e nënshkruaj do të ndiqem nëse nuk e nënshkruaj do të ndiqem”, dekalori ai.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë ekzekutivi ka propozuar shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi, pas insistimeve të OSHP-së që të procedohet me tenderin për insulina.

Kryeministri në këtë mbledhje ka thënë se me vendimin e OSHP-së për furnizim me insulina po rrezikohet shëndeti publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore