Shqipëria

Viti zero i PD-së


Të premten e 10 shtatorit në oborrin e kthjellët të Kuvendit të Shqipërisë, realiteti politik shqiptar u shfaq i dyzuar në selinë blu të Partisë Demokratike.

Kryetari i saj aktual, Lulzim Basha, erdhi në këmbë në parlament si për të diktuar hapat e parë që Partia Demokratike po hedh nisur nga viti-zero.

Ish-kryetari i saj historik, Sali Berisha erdhi i shoqëruar nga tri eskorta – truprojash, krahësh të djathtë dhe mbështetësish.

Të enjten e 9 shtatorit marrëdhënia midis kryedemokratit Basha dhe Berishës pësoi një hara-kiri që përmbysi fatet e PD-së dhe politikës shqiptare.

Një figurë sa karizmatike aq edhe e rrënjosur thellë në kujtesën e partisë demokratike dhe elektoratit të saj, papritur u zvetënua nga krijesa e tij – Partia Demokratike.

Bashës iu desh pranimi i humbjes për të provuar fitoren e tij të parë. PD-ja po provon të jetojë vitin zero – larg Berishës, por jo pa Berishën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore