Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, është shprehur se, sipas analizës së tij, vështirë se edhe në vitin 2022 do të ketë një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk pres, por për këtë mendoj që duhet të ndodhë rifillimi i nevojshëm i negociatave për marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ai në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe Kosovo Online.
Sipas tij, nevojitet një ri-definim i parimeve dhe përcaktim i shtegut përpara.
“Rivendosja e dialogut nënkupton përcaktimin fillestar të parimeve bazë të negociatave, duke filluar nga çështja e statusit dhe në kuptimin e kornizës origjinale të dialogut politik 2012-13”.
Ndërsa, për konferencën e madhe të Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet, pasi Franca mori presidencën e Bashkimit Evropian më 1 janar, ai konsideron se duhet të ketë bisedime serioze.
Në mënyrë që Berlini të realizojë angazhim më të fortë ndaj politikës së zgjerimit, duhet të zhvillojë bisedime serioze me presidentin francez, Emmanuel Macron, përndryshe perspektiva e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor në vitin 2022 më në fund do të jetë e vdekur, BE-ja do të humbasë një pjesë të madhe të ndikimit të saj”.
I pyetur për ta komentuar emërimin e Stuart Pitch, si përfaqësues special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Weber pohoi se s’është puna të rritja e numrit të përfaqësuesve, por të rritja e kualitetit të përfshirjes.
“Nuk pres, as nuk kemi nevojë për më shumë përfaqësues specialë. Ajo që mungon është një politikë e përbashkët strategjike e BE-së, e bazuar në një perspektivë të besueshme të anëtarësimit, si dhe të gjithë Perëndimit ndaj rajonit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi