
Viti 2021 u ka sjellë “buzëqeshjen” markave më të mëdha sportive në botë. Siç raporton “MF Fashion”, pesë markat më të shitura të veshjeve sportive janë: Nike, Adidas, Anta, Puma dhe Under Armour.
Këto marka kanë regjistruar efekte pozitive ekonomike në tre muajt e parë të 2021, krahasuar me vitin 2020 dhe 2019.
Në veçanti, kompania “Nike” në periudhën midis marsit dhe majit 2021 kishte një xhiro prej 10.4 miliardë eurosh, sa dyfishi i të njëjtës periudhë në vitin 2020, çka korespondon me fillimin e pandemisë dhe madje duke tejkaluar edhe vitin 2019, ku kishte 8.6 miliardë euro të ardhura.
Marka “Adidas” gjithashtu pësoi rritje të ndjeshme. Ata përfituan 5.2 miliardë euro, një shifër më e lartë se ajo e vitit 2019 dhe 2020.
Kompania kineze “Anta”, krahasuar me një vit më parë, u rrit me 35-40% , duke u renditur si kompania e parë që arriti ta zbuste më mirë goditjen nga pandemia.
“Puma” e mbylli tremujorin e parë me një rritje prej 19%. Gjermanët tejkaluan të ardhurat e tyre në krahasim me vitin 2019, nga 1.3 miliardë euro në 1.5 miliardë.
“Under Armour” është kompania e vetme që nuk arriti të nxirte një bilanc pozitiv ekonomik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
EKSKLUZIVE/ Tetë pika nga QUINT dhe BE për de-përshkallëzimin e situatës në veri
-
Rama pranon se Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar konsulencë nga Shqipëria për situatën në veri
-
Andrew Tate zbërthen veten dhe ndryshimet që pësoi si influencer
-
Dokumentari “VERIU SI TIROLI JUGOR – askush s’e besonte as atëherë”