Vende

Vithkuqi, fshati ku bashkëjetojnë historia ,tradita dhe burimet


Fshati i Vithkuqit është ndër më të bukurit në Shqipëri. I pasur me traditë, kulturë, dhe resurse turistike.

Ai gjendet në periferi të Korçës, dhe renditet ndër fshatrat parësor për potencial turistik.

I pasur me një reviel malor dhe klime alpine për turizëm gjatë gjithë vitit.

Historiku dhe zhvillimi i tij

Gjatë shek. XVII-XVIII  Vithkuqi arriti një zhvillim të lartë ekonomik dhe kulturor, që e rëndiste atë krahas qendrave të tjera të dëgjuara si Voskopoja, Nikolica, Shipcka, etj.

Dëshmi të këtij zhvillimi janë monumentet që ruhen deri në ditët tona, si edhe të dhënat që dalin nga mbishkrimet dhe kodiket e kishave.

Qyteti ishte i shpërndarë në një terren të thyer e të larmishëm dhe numëronte një numër të madh lagjesh, ndër të cilat përmendim lagjen Grekas,Tataç, Kovaças, etj.

Vithkuqi mbahet mend edhe për numrin e madh të kishave, rreth 14 kisha dhe manastire  të periudhës postbizantine, ndër të cilat më të rëndësishme janë, Kisha e Shën Mëhillit dhe Manastiri i Apostujve Pjetër e Pavel, që ruhen deri në ditët tona.

 

Kishat e Vithkuqit

Vithkuqi zë një vend të veçantë në Shqipëri përsa i përket kishave, jo thjesht për nga numri i tyre, por arkitektura e ndërtimit dhe zbukurimet.

Më përpara kjo zone ka pasur 24 kisha, ndërsa tani ka vetëm 14 të  tilla, gjashtë prej të cilave janë monumente kulture të  kategorisë së parë.

Ku përmendim Manastirin e Shën Pjetrit, Kishën Shën Marias, Kishën e Shën Mëhillit apo edhe Kishën e Shën Gjergjit.

 

Kishat e Vithkuqit të tipit bazilikë janë të pasura me afreske dhe ikonastase të punuar nga mjeshtrat e pikturës ku përmendim vëllezërit Zografi.

Ekzistenca e tyre vërteton edhe njëherë rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj zone.

Një tjetër objekt kulti me interes e kësaj zone është edhe  “Varri i pagëzimit”, sipas gojëdhënës, në këtë varr janë varrosur gjithë pjesëtarët familje vithkuqare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore