Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).
Vitamina C ndikon gjithashtu në: mbajtjen në gjëndje shumë të mirë të venave të gjakut, në absorbimin e hekurit nga organizmi dhe rekuperimin e shpejtë në rast sëmundjeje.
Kur sistemi imun është i dobët atëherë është më i prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze. Vërehet se disa nutrientë, që janë prezentë në ushqime, janë të nevojshëm për të forcuar sistemin imun në mënyrë natyrale.
Ndërkohë që abuzime në nutrientë si alkoli, sheqeri apo mënyra e të ushqyerit në përgjithësi ndikojnë negativisht në dobësimin e sistemit imun.
Marrja e vitaminës C, në doza më të larta se normalja, rekomandohet për personat e prekur nga sëmundje të ndryshme, pas një ndërhyrje kirurgjikale, për duhanpirësit e rregullt, për femrat të cilat marrin kontraceptivë dhe personat e moshës së tretë.
Vitamina C është mirë të merret dy deri tre herë gjatë ditës (nga burimet ushqimore), pasi nëse e marrim në mënyrë të përqëndruar, organizmi ynë nuk arrin ta përthithë të gjithën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hipertensioni: Dritë jeshile për kafe, nuk e rrit presionin në një kohë të gjatë
-
Truri i adoleshentëve është “plakur” për shkak të traumave të pandemisë
-
Bananet, tërshëra dhe kosi lidhen me rrezikun më të madh të diabetit te fëmijët
-
Ozempic – Medikamenti për dobësim ngadalëson edhe plakjen, sipas studimit
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin