Lajme

Violina e rrallë shitet për 15.3 milionë dollarë


Një ekzemplar i rrallë i violinës Stradivarius u shit në ankand në New Jork të enjten për 15,34 milionë dollarë.

Lajmi u bë i ditur nga kompania e specializuar Tarisio, transmeton Hina.

Violina, e punuar në vitin 1714 nga mjeshtri Antonio Stradivari (1644-1737), i përkiste për gati 40 vjet virtuozit ruso-amerikan Toschi Seidel.

Artisti e luajti atë në kolonën zanore të klasikut hollivudian “Magjistari i Ozit” (1939).

“Seidel ishte gjithashtu mësuesi i Albert Einstein-it, kështu që kjo violinë erdhi së bashku me shkencëtarin dhe matematicienin e madh teksa luanin në kuartet në shtëpinë e Albertit në Princeton, New Jersey”, deklaroi Jason Price për Agjencinë Franceze të Lajmeve.

Shtëpia e ankandeve “Tarisia” nuk përmendi një blerës.

Toscha Seidel, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitet ’30, mori pjesë në një koncert në New York në vitin 1933.

Kjo, në mbështetje të studiuesve hebrenj gjermanë që duhej të largoheshin nga vendi. Einstein-i gjithashtu luante në violinë.

Nga mijëra instrumente të realizuara nga mjeshtri nga Kremona, rreth 600 janë sot në listë.

Rekordi në ankand daton në vitin 2011 kur instrumenti i pagëzuar “Lady Blunt”, i cili i përkiste Lady Anne Blunt, mbesës së poetit Lord Bajron, u shit në Londër për 15.89 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore