Sport

Vinicius zgjat kontratën me Real Madrid-in deri në vitin 2027


Sulmuesi brazilian Vinicius Jr ka zgjatur kontratën e tij me Real Madridin deri në qershor të vitit 2027, sipas Diario AS.

Marrëveshja ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga Real Madrid-i, por sipas publikimit, zgjatja e kontratës trevjeçare është nënshkruar në verë.

Vinicius iu bashkua Real Madrid-it në korrik 2018 nga Flamengo në një transferim prej 45 milionë euro pasi mbushi 18 vjeç.

Reprezentuesi brazilian shënoi 22 gola sezonin e kaluar, duke përfshirë edhe golin e vetëm në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar kundër Liverpool-it që i dha Real Madrid-it titullin.

22-vjeçari ka shënuar tetë gola në 17 paraqitje për Madridin deri më tani këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore