Përballje

Vinicius mposht Elche-n me dygolëshin e tij


Ndeshja e parë e së shtunës në La Liga mes Elche-s dhe Real Madrid-it ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar, edhe pse Los Blancos kishin më shumë raste shënimi.

Në fillim të ndeshjes, në minutën e tetë, lojtari i Elche-s, Raul Guti u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutën e 22-të, Vinicius Junior shënoi për t’i dhënë epërsinë madrilenëve.

Me fillim të pjesës së dytë, në minutën e 63-të, Raul Guti u ndëshkua përsëri me karton të verdhë, i cili rezultoi me të kuqin, e cila e përjashtoi nga loja.

Në mungesën e Karim Benzema, Vinicius ishte hero i Los Blancos duke shënuar përsëri në minutën e 73-të.

Elche ngushtuan epërsinë në minutën e 86-të me anë të Pere Milla-s, por nuk arritën të barazojnë rezultatin.

Momentalisht Real Madrid-i radhiten në pozitën e parë me 24 pikë, ndërsa Elche janë në vendin e 15-të me 10 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore