Sport

Vinicius merr nënshtetësinë spanjolle


Një nga lojtarët më të mirë të Real Madrid-it, Vinicius Junior, ka marrë nënshtetësinë spanjolle.

Kjo do të thotë se Real Madrid tani mund të shtojë një lojtar tjetër që nuk ka nënshtetësi evropiane në skuadër.

Në rregulloret e La Liga-s parashikohet që një klub të ketë vetëm tre lojtarë nga vendet jo anëtare të BE-së.

Aktualisht madrilenët kanë dy brazilianë: Eder Militao dhe Rodrgyo.

Dosja e Vinicius ishte dërguar që nga viti 2016 në Ministrinë e Drejtësisë. Dhe më në fund i është pranuar nënshtetësia, dhe kjo mund të jetë ndihmë e madhe për madrilenët.

Vinicius luajti një rol të madh në suksesin e Real Madrid-it vitin e kaluar, ku arritën të fitojnë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Edhe në sezonin actual, ai ka pasur performanca mjaft të mira, ku ka arritur të shënojë tre gola, dhe të regjistrojë në asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore