Sport

Villareal-it i zbehen shpresat për t’i rinovuar kontratën Chukwueze-s


Shpresat e Villarrealit për të rinovuar kontratën e Samuel Chukwueze përtej 2024 janë zbehur, sipas El Periodico Mediterraneo.

Anësori ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit dhe gjashtë klubeve të Premier League, duke përfshirë Arsenalin dhe Liverpoolin pas sezonit të tij mbresëlënës në të cilin ai ka shënuar 13 gola dhe ka vendosur 11 të tjerë në të gjitha garat.

Everton ishte afër nënshkrimit të Chukwueze në merkaton e fundit, por marrëveshja nuk u realizua.

Nigeriani, 22 vjeç, bëhet agjent i lirë në qershor 2024 dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro. Villarreal është përpjekur që nga viti i kaluar të bindë Chukwueze të nënshkruajë një marrëveshje të re pa sukses, kështu që do të shqyrtojë ofertat këtë verë duke e ditur se ai do të largohet falas në 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore