Shqipëria

Vijon pas 41 orёsh zjarri nё qendrёn tregtare, asnjё gjurmё nga 33 vjeçari


Zjarri në qendrën tregtare "Cassa Italia", 24 mars 2021

41 orё pas ngjarjes vijon tё jetё aktiv zjarri nё qendrёn tregtare “Cassa Italia”. Pavarёsisht kontrolleve tё vazhdueshme, nuk janё gjetur ende gjurmёt e shefit tё sigurisё, Arjan Sala i cili sipas raportimeve ndodhej nё godinё qё prej fillimit tё ngjarjes.

Drejtori i forcave zjarrëfikëse, Shkëlqim Goxhaj, ka raportuar se ndërhyrja është bërë nga brenda objektit që në fillim, por ka qenё tё vёshtirё tё realizohej izolimi i zjarrit.

Sipas tij, flakёt mund tё vazhdojnё dhe pёr ditё tё tёra, pasi materialet plastike po digjen në një ambient të nëndheshëm tё rrezikshёm dhe ndërhyrja bëhet me aparatura të veçanta.

Forcat zjarrëfikëse janë ndihmuar edhe nga forcat e kërkimit të minierave dhe një automjet ujëhedhës nga Kamza.

Pёr tё mundёsuar reduktimin e tij u hapёn disa puseta, megjithatё ndërhyrja mbetet e vështirë pasi flakët vijojnë të jenë prezente.

Zjarri ra nё njё magazina me një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë, dhënë me qera një subjekti privat për tregtimin e rrobave.

Për pak sekonda zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

Pasi ka shpёtuar 25 punonjёs tё tjerё, shefi i sigurisё Arjan Sala, dyshohet të ketë mbetur në katin e nëndheshëm të magazinës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore