Shqipëria

Pala greke vijon mbylljen e Kapshticës deri më 8 mars


Hapja e pikës kufitare greke të Kapshticës do të shtyhet deri më datën 8 mars 2021, për shkak të situatës së Covid 19.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Ndërkohë dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë , do të jetë e hapur nga ora 6:00 deri në 22:00, p[r këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Mjetet si autobusa, taksi, apo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve nuk do të lejohet të kalojë.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur”, ka njoftuar policia.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore