Shqipëria

Vidhnin bizneset dhe banesat, arrestohen 3 persona nga Fieri


Momente nga arrestimi i ttre grabitësve

Policia e Lushnjës, të shtunën e 28 gushtit ka bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në banesa dhe biznese.

Në kuadër të operacionit të koduar “Trio”, është arrestuar shtetasi Niko Zaimi, 36 vjeç, Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç. Të tre autorët janë banues në qytetin e Fierit.

Zaimi sipas njoftimit të policisë nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. 36-vjeçari ishte dënuar më para për vjedhje.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit D. Sh., në lagjen “Loni Dhamo”. Po ashtu kanë vjedhur në banesën e shtetases N. K. dhe në lagjen “Kadri Qystri” kanë tentuar të vjedhin biznesin në pronësi të shtetasit A. S.

Sipas hetimeve të policisë gjatë muajit maj dhe gusht, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në tre banesa. Përkatësisht më 11 maj kanë vjedhur banesën e shtetasit J. O., 10 gusht banesën e shtetasit E. E. dhe dy ditë më vonë banesën e shtetasit A. H..

Në vijim policia ka sekuestruar shumën prej 3 mijë e 8330 eurove, 40 paund, 125 mijë e 200 lekë të rinj, disa bizhuteri dhe tre aparate celularë. Po ashtu pajisje dhe automjeti i cili përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Ndërkaq vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore