Familja

Victoria Beckham nxit dyshime për ribashkim të grupit “Spice Girls”


Stilistja dhe këngëtarja, Victoria Beckham u rikthye në rolin e saj si ‘Posh Spice’ nga “Spice Girls” për një natë karaoke në Miami – ndërkohë që la të kuptohet edhe për një ribashkim për grupin e vajzave.

“Ngrohja e vokalit në Miami! Më shumë për të ardhur”, ka shkruar ajo në një video të postuar në TikTok të dielën.

Victoria ndau fjalët e këngës hit të Spice Girls “Say You’ll Be There”, ndërsa bashkëshorti i saj mbështetës, David Beckham, kërcente pranë saj.

Ambienti ishte i mbushur me brohoritje nga të pranishmit teksa ish-ylli i popit i bëri serenadë turmës me krahët e saj të mbështjellë rreth futbollistit në pension.

Performanca private e Victoria-s dha shenja se nëna e katër fëmijëve mund të ribashkohet me Spice Girls në turne.

Llogaria në Instagram për grupin e njohur të vajzave – e përbërë nga Melanie Brown e njohur si Mel B, Melanie Chisholm e njohur si Mel C, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Victoria – gjithashtu nxiti spekulimet duke ripostuar videon në fjalë.

“Një herë një Spice Girl gjithmonë një Spice Girl”, mbishkroi grupi.

Brown, e njohur si Scary Spice, sugjeroi më parë në një intervistë në maj se të pesë vajzat do të pushtonin sërish skenën për herë të parë në 11 vjet.

“Teoria ime është se nëse e them mjaftueshëm, do të ndodhë. Por në fakt, ne po planifikojmë të lëshojmë një deklaratë”, tha ajo për The Sun në atë kohë.

“Çfarë është kjo, nuk mund të them për momentin, sepse ne po përfundojmë së përsosuri atë që do të bëjmë së bashku, të pestat, por do të jetë diçka që fansat do ta pëlqejnë vërtet”, shtoi ajo.

Ndërsa zbulimi i Brown dha shpresë për një ribashkim të plotë, Victoria, ka qenë e njohur për të kundërshtuar vazhdimisht këtë ide gjatë viteve.

Në vitin 2018, ajo mbylli thashethemet, duke përmendur angazhimin e saj ndaj markave të saj të modës dhe bukurisë.

“Unë nuk do të shkoj në turne. Vajzat nuk do të shkojnë në turne”, tha ajo për Vogue UK në atë kohë.

Një vit më vonë grupi filloi një turne ribashkimi pa të, i cili shënoi koncertet e tyre të para që nga viti 2012.

Para se vajzat të niseshin në turne, Victoria i dërgoi urimet e saj grupit.

“Nuk do të bashkohem më me vajzat e mia në skenë, por të qenurit në Spice Girls ishte një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e jetës sime dhe u uroj atyre kaq shumë dashuri dhe argëtim pasi të kthehen në turne vitin e ardhshëm”, ndau ajo në rrjetet sociale.

Edhe pse ribashkimi i kaluar nuk funksionoi për Victorian, Brown, beson se kohët janë të ndryshme tani.

“Ajo ishte vërtet e zënë duke bërë linjën e saj të modës dhe duke mbështetur Davidin me lëvizjet dhe karrierën e tij dhe padyshim që ajo ka një grup fëmijësh, kështu që ka të bëjë vetëm me gjetjen e kohës së duhur”, tha ajo tutje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore