Lajme

Vëzhguesit evropianë propozojnë 23 rekomandime për zgjedhjet e ardhshme


Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë.

Vëzhguesit evropianë kanë prezantuar raportin final për zgjedhjet lokal 2021.

Shefi i këtij misioni të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, gjatë prezantimit të raportit u shpreh se procesi zgjedhor është vlerësuar pozitiv.

Megjithatë, ai propozoi 23 rekomandime për zgjedhjet e ardhshme, duke i theksuar disa prej tyre si më të rëndësishme.

“Sa i përket financimit të partive dhe fushatave. Ne rekomandojmë të sigurohet një mekanizëm i pavarur për fushatat. Së dyti sa i përket regjistruesve për votim jashtë vendit ne rekomandojmë që të regjistrohen votuesit nga jashtë vendi. BE rekomandon që të zgjidhen me kohë të gjithë anëtaret e bordit të KPM-së”.

“Sa i përket fushatave online rekomandojmë të rregullohem me ligj. Sa i përket ankesave dhe parashtresave, rekomandojmë që të ketë dispozitë për kontestimin e rezultateve përfundimtarë dhe të qartësohen. Fletëvotimet e pavlefshme rekomandojmë të ridizajnohen në mënyrë që votuesit ti kuptojnë më lehtë”, u shpreh Mandl.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas tij, zgjedhjet kanë qenë të organizuar në mënyrë profesionale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Liritë themelore janë respektuar dhe votuesve u është ofruar mundësia për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore ku mundësitë kanë qenë të kufizuara”.

Edhe, Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë të enjten se institucioni që ai drejton ka nevojë për ndryshim të sistemit zgjedhor.

Këtë deklaratë, Radoniqi e bëri gjatë një tryeze të organizuar prej KQZ-së për shoqërinë civile në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve.

Gjatë tryezës shoqëria civile ka kërkuar që të nisë reformimi dhe rishikimi i ligjit për financim të partive politike.

Mandl inkurajoi palët që të marrin parasysh rekomandimet e tyre, duke shtuar se shpreson që ky raport të sjell energji pozitive.

Ndryshe me 14 nëntor, në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Në 21 komuna, ku është zhvilluar balotazhi të drejtë vote kanë pasur gjithsej 1 milion e 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore