Shqipëria

Varhelyi drejtuar Greqisë: Marrëdhëniet e mira nuk ndërtohen kur bllokon fqinjin të ecë


Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varlehyi, nga konferenca e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u pyet mbi refuzimin e Greqisë për “integrimin e Tiranës”.

Varhelyi theksoi se “hapat tuaj e kanë treguar se çfarë keni arritur, unë nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk e duan Shqipërinë në BE”.

“Mos harroni ku ishim. Nuk mendoj që në Bruksel ka njerëz që nuk bien dakord për arritjet. Jemi dakordësuar që Shqipëria është gati e BE do të duhet ta marrë këtë vendim. E sado teknik që është nuk e kuptoj pse nuk e marrim ne këtë vendim”.

Sipas tij, Shqipëria është gati për të hapur negociatat për grupkapitullin e parë.

Gjithashtu ai kishte dhe një mesazh për Greqinë: “Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësie nëse t’i e bllokon tjetrin të ecë përpara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore