Kosova

Vetëvendosje themelon dy organe brenda partisë – “Gratë për Vetëvendosjen” dhe “Rinia për Vetëvendosjen”


Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, mori disa vendime si votimi i projektbuxhetit për vitin 2022, diskutoi dhe votoi rreth koalicioneve dhe bashkëpunimeve në nivelin lokal për Komunën e Shtimes, Dardanës, Junikut dhe Sharrit.

Këshilli i Përgjitshëm i LVV-së gjithashtu vendosi për rinsijen e procesit të brendshëm zgjedhor partiak, me ç’rast formuan edhe dy organe të reja si “Gratë për Vetëvendosjen”, dhe “Rinia për Vetëvendosjen”.

Përmes një njoftimi në Facebook, partia në pushtet në nivelin qendror bëri të ditur edhe objektivat politik dhe organizues për vitin 2022.

Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë

“Me këtë stabilitet institucional që tash kemi, viti 2022 na jep mundësinë të planifikojmë më qëndrueshëm e pa urgjenca të krizave politike qendrore e lokale”, shkruan LVV.

“Në pjesën e parë të vitit që vjen fokusin tonë do ta kemi në zgjedhjet e brendshme dhe dy rregulloret shtesë që na nevojiten për organizatën e gruas së VETËVENDOSJE!-s dhe organizatën e rinisë”.

“Ndërkaq në pjesën e dytë do të punojmë për ta përmirësuar tutje organizimin në mërgatë”.

Gjatë tërë vitit 2022, Lëvizja Vetëvendosje thotë se fokusin do ta kenë në fuqizimin e grupeve të asambleve komunale.

“Ashtu që aty ku nuk jemi në qeverisje duhet medoemos të bëhemi opozita kryesore ndërkaq aty ku jemi në qeverisje fokus ta kemi bashkëpunimin dhe sinergjinë mes komunës dhe qendrës sonë ku kryetari ynë i komunës mund të jetë edhe kryetar i ardhshëm i qendrës”, potencon LVV.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore